TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Maj 2026, 15:06

Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna me “Carmen”, ovacione në Teatro Comunale

Shkruar nga Pamfleti

 

Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna
Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna me “Carmen”, ovacione në Teatro Comunale

 

Trupa e Baletit e Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në skenën prestigjioze të Teatro Comunale di Bologna, ku baleti “Carmen” u prit me entuziazëm të madh nga publiku italian.

Pas suksesit të mëparshëm në Tiranë, me katër shfaqje të shitura plotësisht, produksioni u ngjit në skenën italiane duke sjellë një interpretim të fuqishëm artistik, të mbushur me emocion, teknikë dhe energji skenike. Në rolet kryesore u dalluan Anbeta Toromani, Alessandro Macario dhe Luca Curreli, të cilët morën duartrokitje të gjata nga publiku.

Shfaqjet në “Comunale Nouveau” u shoqëruan me ovacione në sallë dhe vlerësime nga publiku dhe përfaqësues të institucioneve kulturore italiane, duke e kthyer këtë turne në një nga momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit artistik mes dy vendeve.

Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve kulturore shqiptare dhe italiane, mes tyre drejtues të teatrit pritës dhe përfaqësues të jetës artistike në Itali, të cilët vlerësuan nivelin e lartë të interpretimit dhe profesionalizmit të trupës shqiptare.

Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm për prezantimin e artit skenik shqiptar në arenën evropiane, duke forcuar pozicionin e TKOBAP-së si një nga institucionet më aktive në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe shkëmbimet kulturore.

Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna Sukses ndërkombëtar për Baletin e TKOBAP-së në Bologna

carmen bolonja tkobap

Lini një Përgjigje