Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është vlerësuar nga shteti francez me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga nderimet më të larta që jepen për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.
Ky vlerësim shënon një tjetër moment kulmor në karrierën ndërkombëtare të Jahos, e cila prej vitesh është një nga emrat më të spikatur të skenës operistike botërore.
Në reagimin e saj, sopranoja u shpreh se ky titull ka një domethënie të veçantë emocionale dhe artistike, duke e cilësuar Francën si një vend simbol të artit dhe vlerave kulturore që ajo i çmon thellësisht.
Ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e saj ndër vite, duke veçuar agjentin e saj Dominique Riber dhe Jean-Philippe Thiellay për kontributin dhe përkrahjen në rrugëtimin e saj artistik.
Me performanca në skena elitare si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala, Ermonela Jaho vazhdon të konsolidojë statusin e saj si një nga sopranot më të mëdha shqiptare në historinë e operës moderne.
BRAVO e madhe!!! Don Zoti I kemi disa NJEREZ qe na japin kenaqesi dhe besim se edhe ne jemi diku ne kete Planet!
Edhe kjo u be spiune, si Ismaili me shoke! Franca eshte le putta, nuk ti jep kot medaljet!