
Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë vlerësimin më të madh për artin dhe kryeveprat e tij. Përveç se na ka bërë ne të gjithëve krenarë me veprat e tij të jashtëzakonshme, me të krenohen edhe francezët.
Presidenti Emmanuel Macron këtë mbrëmje mbërriti në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare dhe ai ka vendosur ta nisë këtë vizitë duke takuar gjigandin e letrave, Ismail Kadare. Macron i akordoi atij titullin “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”. Presidenti francez tha fjalët më të larta për të.
“Të jeni i sigurt se vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga vlera e saj, liria që i mbyllnin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat. Ka treguar atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe e mbart kryeministri juaj me shumë talent, këtë dashuri për Evropën. Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit. Zoti Ismail Kadare në emrin e Republikës Franceze ne u ngremë në rangun e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit!”, i tha më tej Macron.
Në fjalën e tij, Macron nuk kurseu asnjë vlerësim për Kadarenë. Në një fjalim mjaft emocionues, ai u shpreh se ndryshe nga të tjerët që kur ikin nga Franca merrnin me vete shishe vere, Kadare merrte libra. Po ashtu ai foli për jetën e Kadaresë duke e ngritur lart e më lart.
“Të shkruash është të luftosh. Nga që ju jetuat dhe krijuat si një njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë. Në një Shqipëri më stalininiste se stalianët. Ju arritët një xhevahir arkitekturë. Në moshën 11-vjeçare pasionoheni pas Makbethit, Gogolit e me radhë.
Kur zëri juaj mbytet me shtupë ju vazhdoni. Askush nuk mund tu mbyllë ju gojën dhe hapësirën. Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që ju vazhdoni dhe tregoni gjërat. Kjo rrugë përfundoi me romanin “Pallati ëndrrave”, ku ishin ëndrrat e gjithë popullit. Kjo metaforë e madhe që vë në lojë gjithë sistemin. Kercënimet bëjnë më të forta ndaj jush deri sa në 1990 kërkoni azil politik.
Shkuat në atë vend që i kishit shkruar edhe pse nuk e kishin vizituar kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur solli te francezët një adhurim për ju. Më kanë rrëfyer se ju e njihni pasurinë tonë dhe mund tu them se ju jeni bërë për të jetuar në Paris. Në vendin tonë keni krijuar shumë miqësi dhe me botuesin tuaj që fliste dhe mbante në kasafortën e tij gjithë ato që ju keni pasur nevojë të tregoni. Klod Dyrrah, realizoi arratisjen tuaj të fortë në 1990 dhe kjo dha një shpresë, ikja juaj solli dhe protestën e studentëve. Një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona bën një lidhje të forta mes nesh. Nga ju kanë lindur shumë tekste që kanë ngritur shume ura mes nesh. Në veprat tuaja kujtojnë që Europa është një ëndërr dhe një vend i përbashkët. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë gjë me familjen tua.
I dashur Ismail Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje, por vepra nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të vogla se britmat. Këtë dashuri për Europën që shikon larg dhe për këtë lidhje të fortë kam nderin sot t’ju ngre në urdhrin e oficerit të lartë Legjionit të Nderit”, u shpreh Macron.
Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë ajo është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja "HONNEUR" (nder). Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand'Croix (Kryqi i madh).
Lini një Përgjigje