TAGS-AT E JAVËS

Kulture15 Tetor 2023, 13:43

Merrnin prej kohësh kërcënime, regjisori iranian dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në banesën e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Merrnin prej kohësh kërcënime, regjisori iranian dhe gruaja e tij

Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij janë gjetur të vrarë me thikë në banesën e tyre, raportojne mediat vendase.

Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.

“Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa goditjeve me thikë në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale.

Në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta ‘Etemad’, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.

Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë.

Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jo fertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta.

regjisori iranian dariush mehrjui te vrare

Lini një Përgjigje