TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Tetor 2023, 13:01

Ermonela Jaho mes 5 emrave botërorë për çmimin prestigjioz International Opera Awards

Shkruar nga Pamfleti

Ermonela Jaho mes 5 emrave botërorë për çmimin prestigjioz

Ermonela Jaho garon mes 5 sopranove të tjera për të fituar çmimin prestigjioz International Opera Awards 2023.

Këto çmime ndahen çdo vit për të vlerësuar ekselentët e mbarë botës, në këtë fushë të artit.

Një nga këto çmime, sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e ka fituar edhe në 2016-ën.

Për herë të parë çmimet International Opera Awards u dhanë në 2012-ën.

Gjatë gjashtë viteve të fundit International Opera Awards ka mbledhur fonde për Fondacionin e Çmimeve Opera për të mbështetur bursa për pothuajse 100 artistë aspirantë, duke përfshirë këngëtarë, regjisorë, dirigjentë etj.

ermonela jaho international opera awards

Lini një Përgjigje