TAGS-AT E JAVËS

Kulture10 Tetor 2023, 17:09

Radio Televizioni Publik i Italisë do të “flasë” shqip!

Shkruar nga Pamfleti

Radio Televizioni Publik i Italisë do të “flasë”

“Gjuha shqipe do të flitet së shpejti në Radio Televizionin Publik Italian Rai”, kështu shkruan Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online.

Radio Televizioni Publik Italian ka vendosur  të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve. Ky vendim u mor në kuadër të mbledhjes së datës 3 korrik 2023 në Senatin e Republikës Italiane në Romë, në Pallatin “Giustiniani”, ku u zhvillua një studim mbi edukimin dhe komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave, gjuhësia historike arbëreshe në Itali.  

Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

RAI, nënvizon rezoluta në nenin 9 të kontratës së shërbimit për të mbështetur integrimin, mbrojtjen dhe valorizimin e pakicave gjuhësore, kërkohet garantimi i prodhimit dhe shpërndarjes së transmetimeve radiotelevizive, si dhe përmbajtjeve audiovizive, në gjermanisht dhe latinisht për provincën autonome.

Rajoni i Bolzanos, në gjuhën ladine për provincën autonome të Trentos, në sardineze për rajonin autonom të Sardenjës, në frëngjisht për rajonin autonom të Valle d’Aosta, në Friuliano dhe Sllovenisht për rajonin autonom Friuli-Venezia Giulia dhe në gjuhën shqipe për rajonin e Kalabrisë”, thuhet në rezolutë.

RAI me këtë rezolutë obligohet të ofrojë cilësi teknike si dhe të garantojë digjitalizimin e arkivave audiovizive, të cilat më vonë do të shndërrohen në literaturë referuese në institucione arsimore dhe shoqata kombëtare.

 

rai flet shqip

Lini një Përgjigje