TAGS-AT E JAVËS

Kulture16 Tetor 2023, 09:44

Ndërron jetë 'arkitekti' i pavarësisë së Kosovës, nobelisti Martti Ahtisaari

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë 'arkitekti' i pavarësisë së
Martti Ahtisaari

Ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 86 vjeçare.

Ai ka qenë edhe ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ahtisaari kishte sëmundjen e Alzheimerit, raportojnë mediat finlandeze.

Ahtisaari ishte finlandezi i parë që e fitoi Çmimin Nobel për Paqen, në vitin 2008.

Ndërsa, në vitin 2021 u raportua se Ahtisaari kishte hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.

Çfarë është Plani i Ahtisaarit për Kosovën?

Më 2007, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, përpiloi një dokument – i njohur më shumë në publik si Plani i Ahtisaarit – i cili i dha garanci të forta komunitetit serb.

Ky plan rregullonte një varg çështjesh, nga ato të kulturës, gjuhës, fesë, traditës, por edhe të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe pronës, deri te formimi i komunave me shumicë serbe, nëpërmjet procesit të decentralizimit.

Sot, ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Gjashtë prej tyre ndodhen në jug të lumit Ibër – Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi – përderisa katër të tjera, që i lidh territori, ndodhen në veri të tij – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Ky dokument ka shërbyer si bazë për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, në të cilën komunitetet pakicë “diskriminohen pozitivisht”.

martti ahtisaari ndërron jetë nobelisti

Lini një Përgjigje