TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2024, 21:43

Zbardhet emri dhe fotoja; ky është menaxheri shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet emri dhe fotoja; ky është menaxheri shqiptar që humbi
Erion Bali

Një 38-vjeçar shqiptari humbi jetën gjatë orëve të para të kësaj të marteje në periferi të Kremones në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.

Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.

Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit.

Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth njëqind metra para rrethrrotullimit.

 

erion bali itali

Lini një Përgjigje