TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2024, 17:11

Sherr te Liqeni Artificial, forca të shumta policie në zonë; ndalohet i riu

Shkruar nga Pamfleti

Sherr te Liqeni Artificial, forca të shumta policie në zonë;

Festat e fundvitit, përveç harmonisë, urimeve dhe takimeve me miqtë, janë të shoqëruara edhe me ngjarje të pakëndëshme.

Në një video të publikuar nga Vizion Plus, pranë liqenit artificial në Tiranë shihen forca të shumta policie, të cilat bëjnë shoqërimin e një të riu duke e nxjerrë nga makina.

Burime bëjnë me dije se shkak për shoqërimin e tij është bërë sheri më nje tjetër person, ku shkak mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar.

Në video shihet momenti kur policia ndalon të riun dhe e fut në makinë e policisë, ndërsa një tjetër efektiv ndodhet te makina e qytetarit për ta larguar nga rruga, në mënyrë që të mos bllokohet qarkullimi.

 

sherr te liqeni artificial

Lini një Përgjigje