TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Janar 2024, 16:11

Kthimi drejt Tiranës shkakton 'kaos' në Elbasan, Policia apel shoferëve: Mos bëni parakalime të gabuara

Shkruar nga Pamfleti

Kthimi drejt Tiranës shkakton 'kaos' në Elbasan, Policia

Policia Rrugore e Elbasanit, ka marrë masa shtesë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit të shtuar me rastin e Vitin e Ri.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Gjithashtu, në mbështetje të Policisë Rrugore, në terren, janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.


Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

“Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin për media të Policia Rrugore të Elbasanit.

Ndërkohë një aksident është shënuar të martën në rrugën për në Labinot-Fushë, në afërsi të Elbasanit.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Për shkak të bllokimi të rrugës dhjetëra automjete janë bllokuar me minuta të tëra në trafik teksa radha ka shkuar në disa kilometra.

elbasan policia

Lini një Përgjigje