TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2024, 17:12

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet.

Mësohet se janë plagosur burrë e grua që ndodheshin në motor dhe se çifti është transportur në spitalin rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aksident korçë

Lini një Përgjigje