
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gracallisë në qytetin e Fierit.
Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit.
Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje