
Dita e parë e vitit të ri 2024 ka nisur me aksidente në vendin tonë, ku derimë tani janë regjistruar 6 të tillë, ndërsa janë plagosur 10 persona.
Rreth orës 10:00 të mëngjesit, tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht. Për pasojë mbetën të lënduar gjashtë persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Disa orë më pas një aksident ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit mësohet se janë plagosur dy gra, të cilat aktualisht ndodhen në spitald dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident ndodhi në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Buqezë. Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa paraprakisht raportohet edhe për të plagosur.
Pasditen e sotme në Lezhë, dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’ me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit. Për pasojë njëri prej drejtuesve mori lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Një tjetër aksident ndodhi kësaj radhe në kryeqytet, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Nga përplasja e dy makinave, njëra ka përfunduar në trotuar, duke thyer edhe pemën e mbjellë.
Pak minuta më pas në aksin rrugor “Orikum-Vlorë” 22-vjeçari T. Z., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Lini një Përgjigje