TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2024, 19:52

Aksident në Vlorë, ''Audi'' del nga rruga; plagoset 20-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, ''Audi'' del nga rruga;

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara trafik ndarëset duke u përplasur më pas me një tjetër makinë.

Për pasojë është plagosur pasagjeri 20 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Audi” i drejtuar nga një 22-vjeçar.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës'', njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Lini një Përgjigje