TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2024, 14:33

Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete; raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete; raportohet

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Buqezë. Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa paraprakisht raportohet edhe për të plagosur.

Bëhet me dije se policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës dhe si rrjedhojë krijimin e trafikut.

Ndërkohë kujtojmë se një aksident tjetër në po të njëjtin aks ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku u përfshinë 3 mjete dhe u plagosën 6 persona.

aksident pogradec

Lini një Përgjigje