TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2024, 13:35

U plagos me armë në Tiranë, zbardhet identiteti i 51 vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me armë në Tiranë, zbardhet identiteti i 51

Agim Jazaj është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në afërsi të xhamisë “Xhura”, tek zona e njohur si “Oxhaku”.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

plagosje armë zjarri

Lini një Përgjigje