TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2024, 13:04

Plagosje me armë te ‘Varri Bamit’ në Tiranë, zbardhet identiteti i 51-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë te ‘Varri Bamit’ në Tiranë, zbardhet

Një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”.

Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë është identifikuar autorit dhe është shpallur në kërkim. 

Në kërkim është shpallur Saimir Xhafa.

"Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Lini një Përgjigje