TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2023, 14:17

2.3 ton kokainë dhe dron nënujor, kush është “bosi” nga Saranda që drejtonte trafikun e drogës në 15 shtete?

Shkruar nga Pamfleti
2.3 ton kokainë dhe dron nënujor, kush është
Ylli Didani

Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një dron nënujor për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë....

Zbulohet identiteti i shqiptarit, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal të shkatërruar sëfundmi në operacionin “Bandi-Hammer” nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze.

5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.

Ky grup, sipas komunikatës së policisë spanjolle, drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën. Ai është Ylli Didani, 46 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois.

Ai rezulton  i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një dron nënujor për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.

Operacioni “Bandi-Hammer”

Konfiskimet e drogës u bënë në portin e Bilbaos në vitin 2020 dhe në Algeciras midis 2021 dhe 2022. Sasia e parë e drogës u sekuestrua në portin e Bilbaos në prill të vitit 2020, ku u kapën 1100 kilogramë kokainë në një kontejner detar nga Ekuadori, i kamufluar brenda një ngarkese bananesh.

Ky sekuestrim u mundësoi agjentëve spanjollë të fillonin operacionin, duke i vënë në gjurmët e kësaj organizate të rëndësishme kriminale ndërkombëtare të specializuar në trafikun e gjerë të drogës.

Kompanitë e importit të frutave për importin e kokainës

Me kalimin e muajve, u bë e mundur të identifikoheshin disa kompani importi frutash të krijuara posaçërisht për të futur ngarkesa të mëdha kokaine në Spanjë përmes kontejnerëve detarë, të gjitha në Madrid. Ndërkohë, autoritetet spanjolle mundën të kapnin një tjetër ngarkesë në portin e Algeciras me 1152 kilogramë kokainë në shtator 2021 dhe më pas, një tjetër ngarkesë prej 96 kilogramësh kokainë në nëntor 2022, të dyja të menaxhuara dhe të koordinuara nga e njëjta organizatë kriminale.

Analiza e komunikimeve të koduara

Hetimi u bazua në analizat e kryera prej muajsh mbi sistemet bashkëkohore të enkriptuara të bisedave, të cilat përdoreshin nga organizata në komunikimet e saj me të vetmin objektiv për të shmangur veprimet e policisë në lidhje me operacionet e trafikut të drogës. Falë kësaj analize është bërë e mundur identifikimi i plotë i personave përgjegjës për këtë rrjet biznesi, të vendosur në vende të ndryshme, të cilët kanë menaxhuar drejtpërdrejt futjen në Spanjë të këtyre dërgesave të kokainës nga vendet e tjera.

Për të gjitha këto arsye, në fund të nëntorit të kaluar u krye faza përfundimtare e këtij operacioni, duke u kryer gjithsej gjashtë kontrolle në shtëpi njëkohësisht; katër prej tyre midis provincave të Madridit dhe Alicantes, dhe dy të tjerat në kryeqytetin holandez. Në to u arrestuan pesë persona, tre në Spanjë dhe dy në Holandë, të gjithë të lidhur drejtpërdrejt me menaxhimin e ngarkesave të sekuestruara të kokainës.

Lini një Përgjigje