
Rreth 32.7 kg kanabis janë gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar në fshatin Plan të Shkodrës.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” është zbuluar se kjo sasi i përket një grupi kriminal prej 11 personash të cilët janë identifikuar, ku 5 prej tyre janë vënë nën prangat e policisë.
Thasët ishin të mbushur me rreth 32.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.
“Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani”, njofton policia.
Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje