TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2023, 19:25

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin dhe përfundon në kanal

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Durrës, në “Sektorin Rinia”.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollon dhe ka përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i automjetit ka përplasur një kalimtar dhe më pas rënë në kanal. Për pasojë kalimtari ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar. 

"Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje