TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2023, 11:00

Vrasja e bujshme e Ardian Nikulajt në Shëngjin, mbërrin në Shqipëri ekzekutori i biznesmenit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e bujshme e Ardian Nikulajt në Shëngjin, mbërrin në
Ruben Saraiva

Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj portugezi Ruben Saraiva mbërriti sot në Shqipëri.

Portugezi ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.

Mbërritja e tij në Shqipëri shihet shumë me vlerë për hetimin pasi do të hedhë dritë mbi mekanizmat që ka përdorur ky grup kriminal me 3 kombësi për vrasjen e biznesmenit.

Porositës dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili kërkonte vrasjen e Nikulajt për hakmarrje.

Vrasja e bujshme e Ardian Nikulajt në Shëngjin, mbërrin në
Edmond Haxhia

Nikulaj u ekzekutua në prill të këtij viti teksa po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, anglezët që ishin në rolin e vëzhguesit u larguan nga Rinasi dhe ndërsa ekzekutori Ruben Saraiva në rrugë tokësore shkoi fillimisht në Greqi, me pas në Maltë dhe destinacioni final ishte Maroku ku dhe u arrestua.

Vrasja e Nikulajt pasoi ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor.

Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Kush ishte Ardian Nikulaj ?

Vrasja e bujshme e Ardian Nikulajt në Shëngjin, mbërrin në

Ardian Nikulaj mbeti i vrarë të mërkurën e 19 prillit  në Shëngjin në ambientet e lokalit të tij.

Nikulaj ishte një figurë e njohur në zonë, pasi ishte biznesmen në fushën e hoteleri turizmit, por ka pasur edhe aktivitet politik. Ai ka qenë kandidat i Partisë SocialDemokrate në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë SocialDemokrate për Lezhën ku ka marrë 97 vota.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, 50-vjeçari ka pohuar se është dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë për falsifikim.

Pyetjes se a ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, Nikulaj i është përgjigjur me po, por nuk ka dhënë sqarime pasi ka shkruar “nuk më kujtohen detaje”.

Ai ka qenë pjesë edhe e Këshillit Bashkiak të qytetit. Nikulaj ka lindur më 31 Tetor të vitit 1972 në Lezhë. Ai banonte në Shëngjin./ Pamfleti

 

ruben saraiva vrasja e bujshme e ardian nikulajt

Lini një Përgjigje