
Një i ri shqiptar në Gjermani ka humbur jetën tragjikisht në fund të këtij viti. Siaps informacioneve, ai është qëllaur për vdekje me thikë pas një sherri me një tjetër person.
Sipas “Bild”, shqiptari ka pasur një debat të ashpër me një 30-vjeçar kurd, i cili përfundoi në një përleshje fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari shqiptar.
Mësohet se ngjarja ndodh jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.
Të riut iu dha ndihma e parë nga punonjësit e emergjencës, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.
Lini një Përgjigje