
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 51-vjeçarit Agim Jazaj, ngjarje e ndodhur mesditën e së hënës në afërsi të xhamisë “Xhura” në kryeqytet.
Autori është Saimir Xhafa, për të cilin uniformat blu kanë publikuan edhe foton e tij, teksa kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacion në lidhje me kapjen e tij.
Policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Jazaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes, që është rrethuar nga policia, ishte i praniashëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.
Lini një Përgjigje