TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2024, 15:47

"Sherri nisi brenda xhamisë", zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë; autori mori armën dhe e qëlloi 3 herë në bark

Shkruar nga Pamfleti

"Sherri nisi brenda xhamisë", zbardhen detaje nga plagosja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ditës së sotme në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jezaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Mësohet se sherri ka nisur brenda xhamise. 

Pasi kanë dal nga xhamia autori Saimir Xhafa ka bërë lëvizje më të shpejta ku ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën e zjarrit në momentin kur ka marrë armën i ishte drejtuar të plagosurit duke e qëlluar 3 herë në bark.

Nga ky moment ai është larguar në drejtim të paditur, raporton oranews. I plagosuri ndodhet në spital i cili po kryen një ndërhyrje.

Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit, por policia po punon me familjarët e të plagosurit dhe autorit.

 

Lini një Përgjigje