TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2024, 13:25

Humbi jetën nga aksidenti fatal në Itali, dyshohet se 38-vjeçarin shqiptar e zuri gjumi në timon

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën nga aksidenti fatal në Itali, dyshohet se

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në provincën e Kremones, ndërsa mediat fqinje raportojnë se shqiptari humbi kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale dhe pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarrfikëse për të shpëtuar shqiptarin, ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shqiptarin e kishte zënë gjumi.

 

Lini një Përgjigje