TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2026, 16:26

Vrau partneren në sy të fëmijës, dënohet me burg përjetë shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
Vrau partneren në sy të fëmijës, dënohet me burg
Stephanie Di Vincenzo

Gjykata e Krimeve të Rënda në Francë ka lënë në burg përjetë për 27-vjeçarin Liridon Berisha.

Shqiptari vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021.

Stephanie ishte vetëm 22-vjeçe, kur u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj.

Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si ‘jashtë çdo normale për nga dhuna’.

“As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj”, tha ai.

Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme.

Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

 

 

 

vrasje shqiptari

Lini një Përgjigje