Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë.
Mësohet se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje