TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2026, 13:47

Furnizonte burgun e Elbasanit me drogë, publikohet fotoja e oficerit të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Furnizonte burgun e Elbasanit me drogë, publikohet fotoja e oficerit
Ndriçim Kroi

Personi që shihni në foto është Ndriçim Kroi, polici i burgut në Elbasan, i cili fuste lëndë narkotike brenda qelive.

Ai bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi "Arrest në burg" për tre personat e akuzuar.

Sipas hetimeve, rezulton se polici Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit. Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.

Ndërkaq, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka treguar se i dashuri i saj ka shitur lëndë narkotike brenda burgut me çmime të ndryshme.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brndshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informacioni se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal. 

Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.

1 Komente

  1. A
    Andi

    Do femra ke do alkol ka do droge nuk mungon do siguri ka se te ruajne policat qe paguan shteti vetem se keto qe thame me siper jane pak shtrenjte kushtojne jane per ata qe e perballojne nga ana ekonomike. Ajde burg ajde je bere si hotel me 5 yje ndaj ka nga ata qe nuk duan te dalin nga burgu po te kesh nja 300 euro ne dite me mire ne burg sesa ne hotel me 5 yje Mendo keta qe jane ministra e deputete qe jane ne burg e kane leka pa limit e djegin fare

    Lini një Përgjigje