
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi R. R., 26 vjeç u arrestua pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.
Lini një Përgjigje