TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2026, 09:21

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari; e pësojnë dhe 14 persona të tjerë, përfshirë dhe një efektiv

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari; e
Kokainë dhe baste sportive në lokal

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi.

Një person ka rënë në prangat e policisë, pas një aksioni të zhvilluar nga policia e Korçës për lëndë narkotike dhe lojëra fati.

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar gjithashtu praninë e lëndëve narkotike. 

Në lokal policia gjeti dhe sekuestroi 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë pronari i lokalit, shtetasi me iniciale A. R., 57 vjeç, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, ka nisur hetim disiplinor për një punonjës policie, pasi ishte prezent në lokal dhe nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës.

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari; e

"DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”. Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:
R. K., banues në Korçë;
F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;
H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari; e

kokainë dhe baste sportive lokal arrestohet pronari

Lini një Përgjigje