Një incident i rëndë është shënuar në komisariatin nr 3 në Tiranë.
Dy vajza kanë dhunuar një efektive policie. Më pas mësohet se dy të rejat janë arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku shtetaset -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;”-njofton policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Lini një Përgjigje