Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në një lokal.
Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.
Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku.
Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.
Lini një Përgjigje