TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2026, 11:05

Tentoi të kalonte aeroportin e Rinasit, kapet me 70 mijë euro 45-vjeçarja kineze 

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të kalonte aeroportin e Rinasit, kapet me 70 mijë euro
Parate e sekuestruara

Një 45-vjeçare nga Kina është proceduar penalisht pasi tentoi të dalë nga Shqipëria nw Aeroportin e Rinasit me rreth 70 mijë euro të padeklaruara, përkatësisht 61 755 euro dhe 10 000 dollarë.

Paratë iu gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë, të cilat synonte t’i nxirrte nga Shqipëria.

Autoritetet sekuestruan shumën monetare dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së kinezes.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë konstatuar dhe goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.

Gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të vendit, në kuadër të masave për parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, në vijën e dytë të kontrollit u ndalua një shtetase kineze, e cila tentonte të largohej nga Republika e Shqipërisë pa deklaruar shumën e parave që kishte me vete.

Shtetasja A. W., 45 vjeçe, u kap me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat synonte t’i nxirrte nga territori shqiptar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për këtë rast, ndaj saj nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore", njofton policia. 

 

arrestim rinas

Lini një Përgjigje