TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2026, 10:51

Vidhte para në lokale dhe zyrat e Postës Shqiptare, arrestohet 'skifteri' 43-vjeçar në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Vidhte para në lokale dhe zyrat e Postës Shqiptare, arrestohet
Pamje nga ngjarja

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje. 

Sipas informacioneve nga uniformat blu, 'skifteri'  Klajdi Muhametaj ka kryer 6 vjedhje brenda 2 ditëve. Mësohet se gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Muhametaj ka vjedhur një shumë parash dhe dokemente në zyrën e Postës Shqiptare rrugën “Kujtim Laro” si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu 43-vjeçari ka vjedhur shuma parash në 4 lokale në zona të ndryshme të Tiranës. 

"Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjedhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme", njofton policia. 

vjedhje arrestim klajdi muhametaj

Lini një Përgjigje