
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Lezhë. Ardi Isufi kërkohej nga autoritetet spanjolle pasi akuzohet për vjedhje me armë dhe grup kriminal.
Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
"Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar. Sipas Policisë shtetasi Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.
Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje