Bëhet fjalë për Rezart Hyskollarin, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Blutë e Tiranës, teksa kanë finalizuar operacionin “Dënimi” dhe kanë arrestuar një shtetas të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, i cili ishte shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Rezart Hyskollarin, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit mes shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si dhe falë administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Rezart Hyskollari, 38 vjeç, banues në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë,
Sipas policisë, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2019 me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Lini një Përgjigje