
Tre apartamente të marra me qira ku ushtrohej prostitucion, janë zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa nën hetim janë vënë 2 të tjerë.
Më konkretisht, janë arrestuar tre kolumbiane 21, 25 dhe 35 vjeç dhe një spanjoll që i shfrytëzonte për prostitucion. Nën hetim janë vënë dy shtetase shqiptare.
Kolumbianet dhe spanjolli 26-vjeçar u kapën pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Ndërsa dy shqiptaret pasi ushtronin prostitucion, në dy apartamente që i kishin marrë me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim”, tjetri në rrugën “Myslym Shyri”.
Policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni dhe disa celularë.
“Zbulohen 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion, në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.
Vihen në pranga 3 shtetaset kolumbiane dhe procedohen penalisht 2 shtetaset shqiptare, që ushtronin prostitucionin.
Vihet në pranga 1 shtetas spanjoll që shfrytëzonte 3 shtetaset kolumbiane, për këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe disa celularë.
Si rezultat i punës intensive të kryer nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prostitucionit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Network”, që goditi 3 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve për këto raste u arrestuan:
-shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”;
-shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase, për këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset shtetaset V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, pasi ushtronin prostitucion, në dy apartamente që i kishin marrë me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim”, tjetri në rrugën “Myslym Shyri”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këto raste”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje