TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2026, 13:01

Aksident në Durrës, 5 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Durrës, 5 të plagosur
Aksident në Durrës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ankona”, në qytetin e Durrësit.

Një automjet me drejtues një 33-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Sipas policisë, 5 të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi 33-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka qënë shkaktar për përplasjen.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër në rrugën “Ankona”, që drejtohej nga shtetasi A. I. Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjerë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan në banesat e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje