TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2026, 21:10

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen disa automjete; plagoset gruaja shtatzënë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen disa automjete; plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në aksin Lezhë–Milot.

Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin, ndërsa një prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës pasi është plagosur lehtë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

Lini një Përgjigje