TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2026, 18:57

E rëndë në Fier, mësuesi bie nga kati i 6-të dhe mbetet i varur në ndërtesë; shpëtohet nga zjarrfikësit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Fier, mësuesi bie nga kati i 6-të dhe mbetet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij.

Raportohet se, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

E rëndë në Fier, mësuesi bie nga kati i 6-të dhe mbetet

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij.

Po ashtu, janë grumbulluar forca të shumta të policisë, të cilat po hetojnë lidhur me shkaqet  dh e rrethanat e ngjarjes.

55-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

E rëndë në Fier, mësuesi bie nga kati i 6-të dhe mbetet

1 Komente

  1. B
    Bravo herojve te heshtur zf te fierit. Urime nga n

    Lini një Përgjigje