TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2026, 20:14

Përfundoi në spital pasi ra nga pallati, reagon policia: 55-vjeçari tentoi të vetëhidhet

Shkruar nga Pamfleti
Përfundoi në spital pasi ra nga pallati, reagon policia:
Momenti i ngjarjes

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier ku një 55-vjeçar me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.

Sipas policisë, 55-vjeçari, banues në lagjen Apolonia në Fier, ka tentuar të vetëhidhet duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.

Ai u transportua drejt spitalit të Firit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 17:50, në lagjen "Apollonia", Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje