TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2026, 17:35

“Kam vëllain në Ministrinë e Brendshme”/ Premtoi vend pune kundrejt pagesës, SPAK lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin

Shkruar nga Pamfleti
“Kam vëllain në Ministrinë e Brendshme”/ Premtoi vend
SPAK

SPAK ka lënë sot në fuqi vendimin për Dritan Lleshin, pasi ai në vitin 2019 kishte premtuar një vend pune si inspektor mjedisi kundrejt parave.

Ai i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt 400.000 lekëve.

Leshi është shpallur fajtor në qershor të vitit të shkuar.  

Ai pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte që personi të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Por punësimi nuk u realizua.

Ai kishte kërkuar nga gjykata rishikim të çështjes së tij, por gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm që e dënon atë me 8 muaj burg.

Gjithashtu, Lleshi duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale të çështjes, të cilat janë rreth 40 mijë lekë.

Fillimisht Lleshi u dënua me 1 vit burg, por për shkak se çështja u gjykua me procedurë të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 muaj.

spak dritan lleshi

Lini një Përgjigje