Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se një përplasje e fuqishme midis një kamioni dhe një automjeti Audi i ka marrë jetën Klaudio Gjokës, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.
Përpjekjet e emergjencës për ta shpëtuar 20-vjeçarin rezultuan të pasuksesshme. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Saluzzos, të cilët e nxorën trupin e të riut nga automjeti, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore.

Lini një Përgjigje