TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2026, 12:04

Zbulohet skema për futjen e drogës në paraburgim; arrestohet polici dhe familjarja e të burgosurit në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet skema për futjen e drogës në paraburgim; arrestohet

Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka finalizuar një operacion kundër veprimtarisë kriminale në paraburgimin e Elbasanit.

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në prangat e policisë ka përfunduar një punonjës policie, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

"Metoda speciale dhe hetim disa-mujor, SHKBB zbulon mekaninzmin për futjen e narkotikëve në IEVP Elbasan, tre në pranga

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKBB dhe Ministria e Drejtësisë konfirmojnë angazhimin për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në sistemin penitenciar dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin e gjelbër pa pagesë: 044 20 40 20", thuhet në njoftim. 

 

arrestim futje droge ne paraburgim

Lini një Përgjigje