Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e Petrit Ndout, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në një rrugë dytësore në fshatin Bushnesh.
I dyshuari kryesor është Andi Vokrri, i cili ka goditur me çekiç në kohë 57-vjeçarin pas debatit se kush të kalonte i pari me makinë në rrugë, ndërsa më vonë në pranga kanë rënë dhe 2 persona të tjerë, Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, shokë të Andi Vokrrit dhe të akuzuar për veprën penale “moskallëzim krimi”.
Në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza, Andi Vokrri nuk e ka pranuar krimin duke thënë se me vete në automjet nuk ka pasur çekiç.
“Kam pasur debate me viktimën dhe konflikt fizik, por nuk kam qëlluar me çekiç sepse nuk kam pasur send të tillë”, ka dëshmuar Vokrri.
Dy personat e tjerë të arrestuar, kanë deklaruar se e kanë qenë prezent në momentin e konfliktit, por nuk kanë parë që 57-vjeçari të jetë goditur me çekiç.
Dy të rinjtë e tjerë, kanë deklaruar se e kanë parë konfliktin por edhe ata thonë se nuk dimë të jetë qëlluar me çekiç. Janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.
Sakaq, janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.
Ngjarja:
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që udhëtonin me një automjet, janë konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me viktimën, i cili po lëvizte me makinën e tij. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari e ka goditur 57-vjeçarin me një send të fortë (çekiç) në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i krimit.
Lini një Përgjigje