Një punonjës i burgut të Durrësit ka denoncuar në polici se mbrëmjen e djeshmei kanë vjedhur në shtëpi armën e shërbimit dhe një arkë me kursime.
Autoritetet thonë se janë vënë menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorët dhe zbardhjen e rastit.
“Mbrëmë, kallëzoi shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, punonjës i IEVP Durrës, se i kishin vjedhur në banesë armën e shërbimit dhe arkën me kursime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në një njoftim për mediat të policisë së Durrësit.
Lini një Përgjigje