TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2026, 21:57

Grabitën dy karburante me armë lodër, shpallen në kërkim dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Grabitën dy karburante me armë lodër, shpallen në
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se kanë grabitur dy karburante, duke kërcënuar punonjësit me një arme lodër.

Sipas policisë, në datat 21 dhe 22 janar 2026, shtetasit E. N. alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras, dyshohet se kanë vjedhur xhirot ditore dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës dhe Lezhë, duke përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjësit.

Operacioni policor i koduar “Koordinimi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, çoi në zbardhjen e dy vjedhjeve dhe identifikimin e autorëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, pistoletën lodër me të cilën dyshohet se këta shtetas kërcënuan punonjësit për të kryer vjedhjet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se vjedhjet u kryen rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, në autostradën “Milot-Morinë” dhe aksin “Lezhë–Shkodër”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa punonjësit e policisë vazhdojnë punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

 

grabitje karburante polici

Lini një Përgjigje