
Policia ka konfirmuar zyrtarisht se 43-vjeçari Gerald Shehu i dyshuar për vrasjen e recepsionistit në Dhërmi, ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë.
Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë. Pikërisht në aeroport është ndaluar edhe nga policia greke me qëllim ekstradimi.
Dyshimi ndërkohë i policisë shqiptare është që Gerald Shehu është ndihmuar nga dikush. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës.
Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitarë.
Lini një Përgjigje