
Pas arrestimit të 43-vjeçarit, Gerald Shehu, i cili dyshohet se është autori i rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të recepsionistit 31-vjeçar në Dhërmi, është gjetur edhe automjeti i tij.
Makina me traga angleze e cila i përket autorit 43-vjeçar është gjetur e braktisur në qytetin e Sarandës. Dyshohet se Shehu ka përdorur makinën për të ikur në drejtim të Greqisë dhe për të zhdukur gjurmët.
Nuk dihet ende nëse brenda makinës janë gjetur shenja gjaku të cilat mund të vërtetonin se 43-vjeçari ka përdorur mjetin e tij për të zhdukur trupin nga hoteli.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur rreth orës 00:30 dhe dyshohet se autori e ka qëlluar 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe më pas e ka zhdukur trupin, të cilin polici ende po e kërkon.
Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Lini një Përgjigje