
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi, ku një 31-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, por trupi i tij ende nuk është gjetur.
Viktima dhe autori njiheshin dhe jetonin të dy në Angli.
Dy pistat hetimor ku po heton policia janë: një konflikt banal i çatit dhe tjetra për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku i zhdukuri dhe autori jetonin.
Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu kanë qenë shokë me njëri-tjetrin dhe po planifikonin të hapnin një biznes së bashku.
Nga dëshmitë, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri ku po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Mësohet se vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit.
Pamjet filmike nuk tregojnë qartë si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje, në polici janë shoqëruar 29 persona dhe po merren në pyetje.
Sipas policisë, dyshohet se autori pas vrasjes është larguar në drejtim të Greqisë përmes pikës kufitare në Qafë-Botë të Sarandës.
Lini një Përgjigje